BIRN: Fatmir Xhafaj paralajmëron “reformë të re” në drejtësi në shtator

BIRN: Fatmir Xhafaj paralajmëron “reformë të re” në drejtësi në shtator

Kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit, Fatmir Xhafaj, bëri të enjten një bilanc të punës 1-vjeçare të këtij komisioni, i cili u ngrit mbi bazën e një rezolute të iniciuar nga kryeministri Edi Rama dhe funksionoi në mënyrë të njëanshme, pasi opozita refuzoi të merrte pjesë. Si bilanc pune në përfundim të afatit ligjor u konsideruan dy dokumente; një analizë 700 faqesh për tre shtylla të funksionimit të shtetit të së drejtës, mirëqeverisja, antikorrupsioni dhe sundimi i ligjit dhe një dokument tjetër i titullur ‘Plan Kombëtar i Veprimit’ – ku propozohen masa konkrete...