Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
BIRN: Dibra qarku i varfër nën hijen e krimeve të shkuara elektorale, makineritë “fushëbetejë”…
👁7464
Dibra është gjithashtu qarku që gjatë dy dekadave të fundit, ka njohur disa nga ndryshimet më trullosëse politike, ndryshime të cilat, larg të qenit pasojë e ndonjë temperamenti lokal për kërkim të larmishmërisë politike, janë produkt i disa prej krimeve zgjedhore më të mirëdokumentuara dhe të shëmtuara në historinë e re të Shqipërisë. Qarku i Dibrës është qarku i tretë më i vogël në Shqipëri pas Kukësit e Gjirokastrës dhe pritet të mandatojë 5 deputetë më 11 maj. Qarku ka gjithsej rreth 130 mijë votues dhe ky numër ka qenë pothuajse konstant përgjatë tre zgjedhjeve të fundit. Pjesëmarrja në votime...