Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Në një ceremoni në selinë e Unionit Afrikan Bill Gates njoftoi se fondacioni i tij do të mbështesë masivisht projektet shëndetësore dhe bujqësore në Afrikë. Ekspertët bëjnë thirrje për kujdes. Me rastin e 25-vjetorit të Fondacionit Gates, multimiliarderi amerikan kritikoi buxhetet në rënie të shëndetësisë në shumë vende afrikanetë Unionit Afrikan- të shkaktuara kryesisht nga borxhi i lartë kombëtar dhe shkurtimet ndërkombëtare. Tërheqja e SHBA-së nga bashkëpunimi ndërkombëtar për zhvillim është tepër serioze: USAID investoi kohët e fundit rreth 50 miliardë dollarë amerikanë në vit. Shkurtimet masive, të cilat prekin rreth 83 për qind të programeve në mbarë botën, tashmë kanë sjellë në ngërç projekte të rëndësishme shëndetësore dhe bujqësore në Afrikë, tha Gates. “Shkurtimet janë një gabim i madh”, tha ai. Gates deklaroi se...