Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive
Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit. Sipas saj, janë raportuar 21 vatra, nga të cilat 5 vijojnë aktive, 9 janë nën mbikëqyrje dhe 7 janë shuar plotësisht. Në operacione janë angazhuar 324 forca vendore e lokale dhe 17 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur me 92 efektivë, 10 mjete, një dron dhe një ambulancë. Në Tiranë, zjarri në Malin e Dajtit është shuar, ndërsa vatra në Malin me Gropa është izoluar dhe mbahet nën mbikëqyrje. Vatrat aktive vijojnë në disa zona të Dibrës, Shkodrës dhe Fierit, ndërsa në zonat e tjera situata mbahet nën monitorim dhe nuk raportohet rrezik për banesat. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon koordinimin me strukturat vendore, ndërsa kapacitetet...
Burimi:
javanews.al