Bilanci i protestës, 36 të lënduar në Spitalin e Traumës, 14 vijojnë trajtimin në spital
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka publikuar bilancin e përditësuar të personave të lënduar gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë në Tiranë. Sipas të dhënave zyrtare të përditësuara deri në orën 11:30 të datës 19 tetor, në Spitalin Universitar të Traumës kanë marrë shërbim mjekësor 31 persona të lënduar. Mes tyre janë 21 efektivë policie, 5 protestues, 4 kalimtarë të rastësishëm dhe 1 përfaqësuese e medias, e cila është shtruar për trajtim. Aktualisht, në Spitalin Universitar të Traumës ndodhen edhe 2 protestues, të cilët po i nënshtrohen ekzaminimeve dhe konsultave mjekësore. Ministria bën me dije se nga data 13 tetor e në vijim, numri i personave të shtruar në spital dhe që vazhdojnë të marrin trajtim mjekësor ka arritur në 14. Sipas...
Burimi:
javanews.al