Bilanci i 13 ditëve protestë: Mbi 270 të arrestuar, 344 të proceduar, 60 të tjerë në kërkim
Policia e Tiranës në komunikimet e përditshme, që nga nisja e protestës, ka deklaruar se protestuesit e arrestuar janë prangosur kryesisht për akte dhune ndaj efektivëve të policisë, pronës publike por edhe asaj private gjatë protestave të mbajtura. Gjatë protestave, ata kanë sulmuar punonjësit e Policisë së Shtetit me gurë, vida e sfera metalike, shkopinj druri e metalikë, lëndë piroteknike, bomba Molotovë dhe bombola gazi të lidhura me kapsolla. Sipas dikasterit blu, personat e proceduar penalisht kanë kryer më pak akte dhune, por kanë nxitur që aktet e dhunës të jenë në drejtim të policisë dhe jo vetëm. Policia 65 persona, pjesëmarrës në protestë, i ka shpallur në kërkim, ndërsa në total, mbi 200 efektivë kanë mbetur të lëndruar. Në 13 ditë protestë, ka pasur...
Burimi:
javanews.al