Burimi:
Vizionplus.tv

Big Mama bëhet shpëtimtarja e fakirëve, kalon provën e Agait
👁6244
Big Mama ishte shpëtimtarja e Fakirëve, pasi në sekondën e fundit arriti të gjejë çelësin të cilën Agai kishte vendosur si kusht që Erandi, Alba, Elianara dhe Big Mama, të dilnin nga dënimi. Luana lexoi për fermerët urdhrin e Agait i cili ishte i qartë që brenda 60 sekondave katër fermerët duhet të gjenin çelësin e shtëpisë së fakirëve nëse donin që dënimi i tyre të përfundonte, në të kundërt do të shtyhej deri në javën e ardhshme. Ndërsa sekondat po shkonin drejt zeros, Big Mama arriti që të gjejë çelësin e “shpëtimit” duke marrë edhe përqafimet e bashkëvuajtësve.