Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Big Basta fituesi i Ferma VIP 2, finalja spektakolare mbajti të mbërthyer publkun pas ekranit të Vizion Plus
Këngëtari i njohur Big Basta rrëmbeu fitoren e edicionit të dytë të Ferma Vip. Përballja e fundit ishte ajo me Anduelin, në një televotim vendimtar që u meritua pas të gjitha sfidave dhe sakrificave të kaluara gjatë këtyre tre muajve të qëndrimit në Fermë. Finalja e madhe u baraspeshua mes votave të publikut dhe sfidave, të cilat që në nisje të këtij formati kanë patur një rol vendimtar në fatin e rrugëtimit të fermerëve të këtij edicioni. Anduel Kovaçi ishte gjithashtu pretendent për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. Ai skualifikoi Andrean pas një televotimi të hapur...