Bie zjarri në zonën e mbrojtur të Malit me Gropa, shkrumbohet pylli me pemë ahu

Bie zjarri në zonën e mbrojtur të Malit me Gropa, shkrumbohet pylli me pemë ahu

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në zonën e mbrojtur të Malit me Gropa, në fshatin Bize të Martaneshit, në territorin e Bashkisë Bulqizë. Zjarri ka përfshirë rreth 5 dynym tokë të mbuluar me pyje ahu shumëvjeçar, duke shkaktuar dëme në një nga sipërfaqet natyrore me vlera të veçanta ekologjike. Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje mbërritën forcat e Drejtorisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura të Dibrës, shërbimi zjarrfikës i Bashkisë Bulqizë si dhe një numër i konsiderueshëm banorësh të zonës. Falë reagimit të shpejtë dhe ndërhyrjes së koordinuar, flakët u izoluan dhe u ndalua përhapja e mëtejshme e zjarrit...
Burimi: Gijotina.com