Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Bie zjarr në brendësi të ish-repartit ushtarak
Situata me zjarret në vend, vijon që të jetë problematike. Një vatër është shfaqur mbrëmjen e së enjtes brenda ish-repartit ushtarak të Pocestës, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi të ulët. Ka qenë i menjëhershëm reagimi i shërbimit zjarrfikës të bashkisë së Maliqit, të cilët janë izoluar vatrën dhe kanë fikur flakët duke evituar dëmet në ndërtesat pranë. Kjo është hera e dytë brenda pak kohësh që në këtë repart ndodhin situata të tilla ndërsa policia po heton për shkaqet e zjarrit.