Bie nga lartësia teksa po punonte, humb jetën 62-vjeçari në Kavajë

Bie nga lartësia teksa po punonte, humb jetën 62-vjeçari në Kavajë

Një 62-vjeçar në Kavajë është dërguar i pajetë mesditen e sotme në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, pas një aksidenti në punë. Sipas informacionit paraprak të Policisë së Shtetit, 62-vjeçari ishte duke punuar në një pallat në Qerret Kavajë, por dyshohet se është rrëzuar nga trari prej druri gjatë çmontimit të skelave të ndërtimit, e për pasojë ka humbur jetës. Si shkak i këtij aksidenti, ka mbetur lehtë i lënduar në këmbë një shtetas tjetër. Deri më tani janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit personat që kanë qenë prezentë gjatë këtij aksidenti, ndërsa po punohet për sqarimin e plotë të...
Burimi: Opinion.al