No Image Available

Bie nga kati i tretë i Spitalit të Vlorës, ndërron jetë 75-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë orëve të natës në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku një paciente 75-vjeçare ka humbur jetën pasi dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i godinës. Sipas të dhënave paraprake, e moshuara, me origjinë nga Borshi, ishte e shtruar në repartin e kirurgjisë, ku po merrte trajtim mjekësor. Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja mbeten ende të paqarta dhe po verifikohen nga autoritetet. Pas rënies nga lartësia, 75-vjeçarja ka pësuar dëmtime të rënda trupore. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të stafit mjekësor dhe përpjekjeve për t’i shpëtuar jetën, ajo nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Në momentin e ngjarjes, dyshohet se pacientja kishte edhe familjarë pranë saj në spital. Ende nuk dihet...