Bie nga ballkoni e mitura 4 vjeçe në Lezhë

Bie nga ballkoni e mitura 4 vjeçe në Lezhë

Një vajzë e mitur është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i banesës në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45, në lagjen “Skënderbeg”. E mitura, 4 vjeçe është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës, në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv