Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Bie në prangat e policisë 38-vjeçari/ Ndezi zjarr në mënyrë të përsëritur (EMRI)
Përveç zjarrvënies së qëllimtë, duke ndotur ajrin dhe duke vënë në rrezik banesat përreth, u rrezikua edhe zona e mbrojtur e pyllit të Sodës. Ndezi zjarr në mënyrë të përsëritur, në një grumbull mbetjesh urbane, në vendin e quajtur “Pika e grumbullimit të inerteve, Jalli, Nartë”, dhe arrestohet një 38-vjeçar. Policia e Vlorës identifikoi dhe kapi në flagrancë autorin e zjarrvënies, shtetasin Eduart Islamaj.