Bie në gropën e ashensorit, humb jetën 51-vjeçari shqiptar në Itali (EMRI)

Bie në gropën e ashensorit, humb jetën 51-vjeçari shqiptar në Itali (EMRI)

Altin Kokici ITALI- Një 51-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një kantier ndërtimi në Padova të Italisë pasi dyshohet se ka rënë në hapësirën e ashensorit. Viktima është identifikuar si Altin Kokici. Sipas raportimeve të mediave të huaja, Kokici i cili kishte një kompani të specializuar në punime ndërtimore në provincën e Vicencës, ndodhej në objektin ku po kryheshin punime rikonstruksioni. Alarmi është ngritur nga familjarët pasi 51-vjeçari nuk ishte kthyer në banesë dhe nuk kishte dhënë më asnjë shenjë jete që prej pasdites. Kërkimet për të çuan autoritetet drejt kantierit ku ai dyshohej se kishte qenë. Vendndodhja e shqiptarit u përcaktua përmes sinjalit të celularit. Policia mbërriti në objekt dhe pasi telefonoi në numrin e tij, arriti të lokalizonte hapësirën e ashensorit ku u...