Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Bie në det helikopteri që po fikte zjarret në Greqi, pilotët dalin me not
Një helikopter që ishte angazhuar në fikjen e zjarreve në zonën e Aspropyrgos në Greqi, bëri një ulje emergjente në det, në Gjirin e Elefsinës pak pas orës 14:00 të mesditës së sotme. Helikopteri po përpiqej të mbushte depozitat e tij me ujë dhe pas tij, në një lartësi më të madhe, ndodhej një helikopter i dytë që priste të realizonte të njëjtin proces furnizimi me ujë. Helikopteri, i cili ishte marrë me qira nga shteti grek, po operonte në shuarjen e zjarrit që ka shpërthyer në zonën Imeros Topos, në një zonë me bimësi të ulët, por për arsye...