Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Biden u diagnostikua me kancer, reagon Donald Trump
👁5314
Presidenti Donald Trump i uroi ish-Presidentit Joe Biden shërim të shpejtë dhe të suksesshëm, pasi ai u diagnostikua me kancer të prostatës. “Unë dhe Melania jemi të trishtuar të dëgjojmë për diagnozën e fundit mjekësore të Joe Biden. I shprehim urimet tona më të ngrohta dhe më të mirat Jill dhe familjes, dhe i urojmë Joe-t shërim të shpejtë dhe të suksesshëm”, shkroi Trump në Truth Social. Deklarata e shkurtër shënon një shprehje empatie për Bidenin, dikë që Trump e ka kritikuar dhe akuzuar politikisht, edhe pasi ai u tërhoq nga gara e vitit 2024 kundër tij. Top Channel