Biden rikthehet sërish në qendër të vëmendjes, ish-Presidenti amerikan kritikon vendimet e Trump: Drejtësia dhe historia janë në rrezik

Biden rikthehet sërish në qendër të vëmendjes, ish-Presidenti amerikan kritikon vendimet e Trump: Drejtësia dhe historia janë në rrezik

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u rikthye në qendër të vëmendjes me një fjalim të mbajtur në Çikago gjatë galasë së 100-vjetorit të National Bar Association, rrjeti më i madh dhe më i vjetër i juristëve afrikano-amerikanë në SHBA. Në një periudhë të mbushur me spekulime për gjendjen e tij fizike dhe mendore, Biden shfrytëzoi fjalimin për të theksuar rëndësinë e trashëgimisë së të drejtave civile dhe për të dhënë një mesazh të fortë kundër tendencave që, sipas tij, po rrezikojnë drejtësinë dhe historinë amerikane. “Ka shumë prej jush që keni luftuar për ta bërë këtë vend të...