Biblioteka Kombëtare e Kosovës nis shpërndarjen e librave nëpër komuna për të mbështetur bibliotekat publike dhe shkollore

Biblioteka Kombëtare e Kosovës nis shpërndarjen e librave nëpër komuna për të mbështetur bibliotekat publike dhe shkollore

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” ka nisur shpërndarjen e librave nëpër komunat e vendit, duke vazhduar mbështetjen për rrjetin e bibliotekave publike dhe shkollore. Kontigjenti i ri përfshin 87 tituj dhe 1097 ekzemplarë të përzgjedhur nga fondi i Shtëpisë Botuese “Rilindja”, me literaturë të rekomanduar që u shërben sidomos nxënësve të nivelit parauniversitar, përcjellë KultPlus. Pjesë e kësaj shpërndarjeje janë edhe dy botime të veçanta me vlerë të madhe historike e kulturore: Kujtesa e Kosovës: Rrëfime të 100 pleqve e plakave të Kosovës Kujtesa e Kosovës: Rrëfimet e të mbijetuarve të masakrës së Krushës së Madhe Bibliotekat e Suharekës...