Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Biblioteka Kombëtare e Kosovës nis programin e këmbimit të materialeve bibliotekare me Bibliotekën e Kongresit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” ka nisur programin e këmbimit të materialeve bibliotekare me Bibliotekën e Kongresit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky program përfaqëson më shumë se një shkëmbim librash. Ai nënkupton njohje ndërkombëtare për autorët, studiuesit dhe botuesit tanë, si dhe mundësi të reja për hulumtim, qarkullim dhe bashkëpunim në nivel global. Në kuadër të këtij bashkëpunimi të ri dhe me rëndësi të veçantë, Biblioteka Kombëtare e Kosovës ka pranuar titujt e parë nga Biblioteka e Kongresit disa ditë më parë, duke shënuar një moment historik në rrugëtimin e saj. Aktualisht, Biblioteka është duke përzgjedhur dhe...