Biblioteka e Obiliqit pasurohet me 200 libra të rinj nga Instituti Albanologjik
Biblioteka e Qytetit “Shqipe Suzana Rama” në Obiliq është pasuruar me 200 libra të rinj, falë një donacioni të Institutit Albanologjik të Kosovës. Lajmi është bërë i ditur nga Komuna e Obiliqit, e cila ka vlerësuar këtë donacion si një kontribut të rëndësishëm në pasurimin e fondit bibliotekar dhe në krijimin e mundësive më të mëdha për lexuesit dhe dashamirët e librit. Në kuadër të vizitës në Institutin Albanologjik, drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Obiliq, Ilire Kelmendi-Shema, së bashku me zyrtaren e bibliotekës, Diellza Osmani, janë pritur nga sekretari shkencor Adil Olluri, profesori Faton Krasniqi dhe Shpresa Dushi Dibrani, zyrtare e lartë e Arkivit Shkencor. Komuna e Obiliqit ka shprehur mirënjohje për Institutin Albanologjik dhe Degën e Gjuhësisë për këtë donacion,...
Burimi:
kultplus.com