Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Betonizimi i një lulishteje i nxjerr bojën aksionit për çlirimin e hapësirave publike
Një lulishte me vlerë sociale dhe simbolike në zemër të Kukësit po betonizohet me bekimin e bashkisë në mungesë të transparencës dhe konsultimeve publike, në kulmin e një aksioni që pretendon se po u kthen hapësirat publike qytetarëve. Nga Bashkim Shala, BIRN Në ditët kur inspektorët e IKMT-së ishin të zënë me aksionin e çlirimit të hapësirave publike nga ndërtimet pa leje, një tapet betoni zëvendësoi brutalisht barin e gjelbër në lulishten kryesore të qytetit të Kukësit. Betonizimi i lulishtes së vetme të Kukësit po bëhet me bekimin e Bashkisë si pjesë e një projekti për ndërtimin e këndit të...