Betejë për pasurinë e Michael Jackson, vajza e tij kërkon 600 milionë dollarë

Betejë për pasurinë e Michael Jackson, vajza e tij kërkon 600 milionë dollarë

Paris Jackson, vajza e legjendës së muzikës Michael Jackson, ka nisur një betejë ligjore për të përfituar 600 milionë dollarë nga pasuria e të atit. Ajo ka paraqitur një kërkesë në gjykatë, duke akuzuar administratorin shumëvjeçar të trashëgimisë, John Branca, se po pengon fëmijët e këngëtarit të kenë akses në paratë që u takojnë. Në një padi të re, Paris kërkon që shuma prej 600 milionë dollarësh të transferohet në fondin familjar të trashëgimisë Michael Jackson Family Trust. Sipas saj, nuk ekziston asnjë arsye ligjore që këto para të vazhdojnë të mbeten të bllokuara, më shumë se 17 vjet pas vdekjes së babait të saj. Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga Page Six, kërkesa është depozituar më 29 tetor në Gjykatën e Lartë të Los...