Beteja tregtare, BE i kërkon Mbretërisë së Bashkuar që të rrisë tarifat ndaj makinave kineze
Bashkimi Evropian (BE) i ka kërkuar Mbretërisë së Bashkuar të rrisë tarifat ndaj makinave të prodhuara në Kinë dhe t’i përafrojë politikat e saj tregtare me ato të bllokut evropian, ndërsa Londra po përpiqet të parandalojë që kufizimet e reja “Made in Europe” të ndikojnë në eksportet britanike. duke cituar dy persona të njohur me diskutimet, Financial Times raportoi se rekomandimi i Brukselit vjen pas disa javësh lobimi nga zyrtarët britanikë, të cilët kanë kërkuar që produktet britanike të trajtohen njësoj si mallrat e vendeve anëtare të BE-së. “Një bashkim doganor do të zgjidhte shumicën e problemeve të ‘Made in Europe’, si dhe çështjen e dallimeve në tarifa, të cilat ngrenë shqetësimin se kinezët mund t’i shmangin tarifat tona duke i transportuar mallrat përmes Mbretërisë...
Burimi:
javanews.al