Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Beteja për Teksasin, guvernatori kërkon shkarkimin e demokratëve pas bojkotit zgjedhor
Guvernatori republikan i Teksasit, Greg Abbott, ka nisur një betejë ligjore për të shkarkuar nga detyra dhjetëra ligjvënës demokratë, pasi ata u larguan nga shteti për të bllokuar një projektligj për ripërcaktimin e kufijve zgjedhorë, që favorizon republikanët. Në një padi të dorëzuar në Gjykatën Supreme të Teksasit, Abbott kërkon shkarkimin e përfaqësuesit demokrat Gene Wu, të cilin e cilëson si udhëheqësin e bojkotit. Padia argumenton se mungesa e qëllimshme e më shumë se 50 demokratëve përbën “braktisje të detyrës”, e cila sipas guvernatorit, duhet të ketë pasoja ligjore. “Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve e braktisën detyrën e tyre ndaj teksanëve dhe duhet të ketë pasoja”, deklaroi Abbott, duke shtuar se mungesa e tyre e bëri të pamundur arritjen e kuorumit të nevojshëm për të...