Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Beteja e Torviollit dhe fitorja historike ishte fryti i parë i unitetit të Lezhës së 2 marsit 1444
NGA: GJON KEKA Beteja e Torviollit apo e Dibrës – e datës 29 qershor 1444, betejë ku Gjergj Kastrioti, si një strateg, lider vizionar dhe i talentuar, arriti të mundë me strategjinë dhe taktikën e tij të aftësisë prej arti luftarak Ali Pashën, si komandant i një pjese të ushtrisë otomane( turke) me rreth 40 000 trupa. Pasi ata kishin mbërritur në këtë territor, kishin uzurpuar pronat e arbërorëve, kishin vrarë gra e fëmijë, kishin plaçkitur të gjitha pasuritë e arbërorëve të kësaj pjese dhe i kishin urdhëruar gjithë të tjerët që t’i braktisin shtëpitë dhe pasurinë e tyre. Mirëpo, pasi kishte hasur në një rezistencë të fuqishme me trupat e Gjergj Kastriotit, Ali Pasha ishte mposhtur menjëherë për pak kohë, dhe kështu vendi kishte marrë...