Beteja e Torviollit (29 qershor 1444)

Beteja e Torviollit (29 qershor 1444)

Pas bashkimit të fisnikërisë arbërore më 2 mars 1444 në Lidhjen e Lezhës nën Skënderbeun, osmanët dërguan menjëherë rreth 40,000 ushtarë të komanduar nga Ali Pasha për të shtypur shtetin e ri të Arbërit. Skënderbeu mobilizoi rreth 15,000 ushtarë, rreth 8,000 kalorës dhe 7,000 këmbësorë. Përplasja mes dy ushtrive ndodhi në fushën e Torviollit më 29 qershor të atij viti. Skënderbeu ndau ushtrinë e tij në tri grupe, ndërsa një pjesë të kalorësisë e fshehu në pyll. Ali Pasha filloi betejën duke urdhëruar ushtrinë osmane të sulmonte Skënderbeun. Ushtria shqiptare qëndroi e fortë dhe zbrapsi sulmet osmane, ndërkohë, me betejën që po zhvillohej Skënderbeu urdhëroi kalorësinë e fshehur shqiptare të sulmonte. Osmanët u gjendën të rrethuar nga arbërit dhe nga paniku filluan të dezertonin rradhët...