Beteja e Ohrit (14-15 shtator 1464)

Beteja e Ohrit (14-15 shtator 1464)

Sot, 558 vite më parë, më 14 shtator të vitit 1464 u zhvillua beteja e Ohrit, mes ushtrisë së Skënderbeut e përbërë nga 12,000 shqiptarë e 1,000 venecianë dhe garnizonit të sapo-stacionuar osman prej 14,000 ushtarësh në kalanë e Ohrit. Beteja zgjati deri më 15 shtator, ku forcat e Skënderbeut dolën fitimtare. Me shpalljen e kryqëzatës anti-osmane nga Papa Piu II në fund të nëntorit 1463, Skënderbeu me ushtrinë e tij marshoi në territoret osmane duke fituar betejë pas beteje. Por, më 14 gusht të vitit 1464, Papa Piu vdiq në Ankona, vetëm disa ditë para së të lundronte për në Arbëri, ku dhe do kurorëzonte Gjergj Kastriotin si mbretin e Arbërisë dhe Epirit. Me të marrë vesh për vdekjen e tij, Skënderbeu, i gjendur...