Besnik Baraj, Gëzim Hoxha e Stefan Çapaliku marrin titullin akademik

Besnik Baraj, Gëzim Hoxha e Stefan Çapaliku marrin titullin akademik

Akademia e Shkencave të Shqipërisë mblodhi asamblenë e saj nën drejtimin e kryetarit Skënder Gjinushi, me praninë e kryesisë dhe të anëtarëve të Asamblesë. Mbledhja kishte për qëllim zhvillimin e votimit për avancimin në titull të tre akademikëve të asociuar, votimin për një akademik në fushën e historisë, pranimin si anëtar nderi të një personaliteti të shquar në fushën e shkencës dhe zgjedhjen e një anëtari të ri të jashtëm të Akademisë. Asambleja përmes një votimi ceremonial zgjodhi prof. Melisa Perry si anëtare nderi e Akademisë së Shkencave. Në motivacionin e lexuar nga Gjinushi u nënvizua profili i saj si një...