“Besimi që morët është i rëndësishëm për ne”/ Macron uron Ramën: Ky mandat do të na lejojë…

“Besimi që morët është i rëndësishëm për ne”/ Macron uron Ramën: Ky mandat do të na lejojë…

Presidenti francez Emmanuel Macron e nisi fjalimin e tij në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, duke e uruar këtë të fundit për fitoren në zgjedhjet e 11 majit. Teksa falënderoi Shqipërinë për mikpritjen e samitit të rëndësishëm, Macron tha se ‘besimi që morët në zgjedhje është i rëndësishëm për të gjithë ne’. “Ju falënderoj për rizgjedhjen tuaj, besimin që morët që është e rëndësishme për ju dhe ne të gjithë ne. Është ky mandat që do të na lejojë të vazhdojmë këto agjenda kaq ambicioze, të dëshiruar kaq shumë nga vendi prej shumë vitesh”, tha Maron. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv