Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Besëlidhja siguron finalet play off, Teuta udhëheq serinë e gjysmëfinaleve ndaj Apolonisë
👁7547
Besëlidhja është skuadra e parë finaliste e play off-it në basketboll për meshkuj. Lezhjanët fituan 95-79 ndaj Vllaznisë në gjysmëfinalen e tretë, duke fituar 3-0 serinë e ndeshjeve. Sfida e tretë, luajtur në “Asllan Rusi”, nisi më mirë për miqtë nga Shkodra, që udhëheqin 44-39 deri në fund të pjesës së parë. Por loja ndryshon kah në periodën e tretë. Besëlidhja shkëputet gradualisht e fiton pa shumë vështirësi 95-79, duke shkuar në finale, ku do të mbrojë titullin kampion. 6 basketbollistë të Besëlidhjes realizuan mbi 10 pikë. Në gjysmëfinalen e tretë mes Teutës dhe Apolonisë, skuadra durrsake fitoi 82-81 në...