Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Besëlidhja “shpartallon” Teutën në finalen e parë play off, fitore me dyfishin e pikëve
👁13351
25 Prill 2025 8:12 Telesport Besëlidhja po e bën edhe më të lehtë nga sa pritej mbrojtjen e titullit kampion në basketboll për meshkuj. Në pallatin e sporit “Asllan Rusi” në kryeqytet, skuadra lezhjane fitoi thellë 132-68 ndaj Teutës në finale e parë play off. Një fitore me një rezultat tepër të thellë, me Besëlidhjen që realizoi gati dyfishin e pikëve të skuadrës durrsake. Ndonëse pritej një përballje më e fortë, pasi luanin dy ekipet më të mira, në fushë Teuta thuajse ishte inekzistente. Plot 11 basketbollistë të Besëlidhjes shënuan në koshin durrsak, me 6 lojtarë që realizuan mbi 10...