Burimi:
Telesport.al

Besëlidhja bën detyrën ndaj Vllaznisë, Teuta korr një fitore dramatike ndaj Apolonisë
👁5467
Teuta dhe Besëlidhja fituan sfidat e para gjysmëfinale play off në basketboll për meshkuj, duke hedhur hapin e parë drejt finaleve. Në finale shkon skuadra që fiton 3 nga 5 përballjet gjysmëfinale. Në “Asllan Rusi”, ekipi kampion i Besëlidhjes fiton 78-65 ndaj Vllaznisë. Kjo ishte si një hakmarrje për humbjen e vetme që shkodranët i shkaktuan lezhjanëve disa javë më parë në kampionat. Besëlidhja u shkëput që në periodën e parë dhe më tej e administroi me qetësi avantazhin, duke e merituar fitoren. Weekes me 20 pikë e 13 rebound ishte më i miri, duke i bërë të pavlefshme 21...