Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Berlini ndërpret financimet për OJQ-të në Mesdhe që merren me shpëtimin e emigrantëve
Berlini ka ndaluar financimin për OJQ-të aktive në Detin Mesdhe. Ministria e Jashtme gjermane deklaroi se qeveria “nuk planifikon të ofrojë mbështetje të mëtejshme financiare për organizatat joqeveritare që merren me shpëtimin e emigrantëve në Mesdhe”. Në vitin 2022, Bundestagu kishte vendosur të financonte shpëtimin civil detar me rreth 2 milionë euro në vit deri në vitin 2026. Financimi i OJQ-ve nën qeverinë e mëparshme Scholz kishte shkaktuar polemika në Itali dhe ishte kritikuar gjithashtu në Gjermani, veçanërisht nga CDU, e cila ishte në opozitë në atë kohë. Top Channel