Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Berishës i ka ngel ora te narkoshteti, na vë pullë në Europë”, Manjani: PD në vdekje klinike, nuk e sjell dot në jetë rinumërimi
‘PD është në vdekje klinike, nuk e sjell dot në jetë rinumërimi’, kështu është shprehur avokati Ylli Manjani teksa komentoi rinumërimin e votave për zgjedhjet e 11 majit në disa qarqe. I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Studio Live’, ai tha se rinumërimi nuk mund të ndryshojë asgjë në rezultatin e zgjedhjeve. ‘PD është në vdekje klinike, nuk e sjell dot në jetë rinumërimi. Këtu po diskutohet për një proces rinumërimi, për të bërë një farë riverifikimi për mënyrën se si është numëruar votat, a ka pasur ose jo gabime. Kjo shuan edhe çdo lloj dileme që vota është numëruar mirë...