Berisha: Vlora Hyseni ka survejuar edhe opozitën!

Berisha: Vlora Hyseni ka survejuar edhe opozitën!

Sali Berisha ka ngritur akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, duke theksuar se kjo e fundit është përdorur për survejimin e opozitës dhe të kundërshtarëve politikë brenda Partisë Socialiste. Ne komunikim me qytetaret ne rrjetet sociale, Berisha deklaroi se veprimtaria e ish drejtueses se SHISH, Vlora Hyseni ka qenë në funksion të karteleve të drogës dhe kundër interesave kombëtare të Shqipërisë. “Rama ka përdorur Vlora Hysenin në funksion të karteleve të drogës dhe kundër interesave të vendit. Ka përdorur Vlora Hysenin në funksion të survejimit të opozitës shqiptarë, në funksion të survejimit të kundërshtarëve të tij brenda PS. Janë bërë me qindra regjistrime të paligjshme ndaj opozitarëve. Janë transferuar tek kartelet e drogës dhe te...