Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Berisha vizitë në Ambasadën e Vatikanit: Papa Françesku u nda nga jeta si një Papë i madh i paqes. Vizita e tij në Shqipëri ngjarje e jashtëzakonshme
👁12941
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një vizitë në Nunciaturën Apostolike në Tiranë (Ambasada e Vatikanit), ku la një mesazh ngushëllimi në Librin e Ngushëllimeve për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut. Në një prononcim për media, lideri opozitar e cilësoi Atin e Shenjtë si një Papë të madh të paqes dhe mik të veçantë të kombit shqiptar. Berisha tha se Shqipëria ishte një nga vendet e para që Papa Françesku vizitoi pas marrjes së detyrës në Selinë e Shenjtë, një vizitë kjo të cilën kryetari i PD e quajti “ngjarje të jashtëzakonshme” për vendin dhe për qytetërimin perëndimor....