Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Berisha vijon me akuzat: Si i bleu Rama votat me skemat në bujqësi
Në konferencën e sotme për mediat, kreu i PD Sali Berisha ka vijuar me akuzat e tij ndaj qeverisë socialiste për blerjen dhe manipulimin e votave në zgjedhjet e 11 Majit. Kryedemokrati përsëriti akuzat ndaj kryeministrit Rama, që sipas tij “për të siguruar mandatin e katërt, përdori të gjitha llojet e krimeve elektorale të padëgjuara më parë”. Sot kreu i PD, Berisha shpjegoi atë që sipas tij qe skema e blerjes së votave në sektorin e bujqësisë. “Si u blenë votat me skemat në bujqësi? 1. Garancia sovrane për kreditë për SME në bujqësi. 2. Programi kombëtar për subvencionin në...