Berisha uron shqiptarët në Luginën e Preshevës: Arritje historike, rezultati zgjedhor, dëshmi e fuqisë së bashkimit

Berisha uron shqiptarët në Luginën e Preshevës: Arritje historike, rezultati zgjedhor, dëshmi e fuqisë së bashkimit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përshëndetur rezultatin e arritur nga shqiptarët e Luginës së Preshevës në zgjedhjet parlamentare në Republikën e Serbisë, duke e cilësuar atë si një arritje historike për përfaqësimin e tyre politik.   Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ai u ka përcjellë urimet e tij shqiptarëve të Luginës, duke vlerësuar bashkimin në një koalicion të vetëm, i cili u ka mundësuar fitimin e dy mandateve parlamentare, ndërsa një mandat i tretë mbetet i mundshëm. Postimi i plotë: Arritje historike e shqiptarëve të Luginës së Preshevës! Miq, Një urim të përzemërt në emër të Partisë Demokratike shqiptarëve në Luginën e Preshevës për rezultatin historik në zgjedhjet e djeshme parlamentare në Republikën e Serbisë. Ata pas bashkimit në një koalicion të vetëm...