Berisha uron Natën e Kadrit mes besimtarëve në Kavajë: 26 marsi, simbol i qëndresës për liri

Berisha uron Natën e Kadrit mes besimtarëve në Kavajë: 26 marsi, simbol i qëndresës për liri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë këtë të mërkurë në një iftar të shtruar për besimtarët myslimanë për Natën e Kadrit nga kryetari i bashkisë Kavajë, Fisnik Qosja. Gjatë fjalës së tij, kryetari i PD tha se sot Kavaja përkujton edhe 26 marsin 1990, kur qytetarët e saj u ngritën kundër diktaturës duke regjistruar kështu revoltën e parë kundër komunizmit. Berisha e mbylli fjalën e tij duke u shprehur se ai përulet me mirënjohje për trimërinë dhe heroizmin e 26 marsit, me shpresën se Natën tjetër të Kadrit demokratët ta festojmë në kushte krejt të tjera. “Së pari duhet të përulem me nderim shumë të madh para jush, para qytetarëve të Kavajës, banorëve të këtij qyteti dhe rrethi, në këtë natë të...