Berisha: Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, një akt nacionalizmi primitiv

Berisha: Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, një akt nacionalizmi primitiv

Sali Berisha ka dënuar në emër të PD, thirrjet antishqiptare në Kumanovë, ku sjelljen e quan një akt nacionalizmi primitiv. ”Partia Demokratike, duke dënuar me forcën më të madhe këto akte, vlerëson dhe mbështet qëndrimin e forcave politike shqiptare dhe autoriteteve shtetërore të Maqedonisë së Veriut ndaj tyre”. Postimi i plotë Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe thirrjet barbare primitive antishqiptare në Kumanovë si dëshmi e racizmit dhe nacionalizmit primitiv kundër etnisë shqiptare në shekuj e mijëvjeçarë në trojet e veta, por edhe kundër vetë rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Partia Demokratike, duke dënuar me forcën më të madhe këto akte, vlerëson dhe mbështet qëndrimin e forcave politike shqiptare dhe autoriteteve shtetërore të Maqedonisë së Veriut ndaj tyre.