Berisha thirrje demokratëve: Bashkohuni në protestë të enjten, pa simbole dhe flamuj partie

Berisha thirrje demokratëve: Bashkohuni në protestë të enjten, pa simbole dhe flamuj partie

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje mbështetësve të PD-së që t’i bashkohen protestës qytetare të së enjtes në Tiranë. Berisha kërkoi që demokratët të marrin pjesë në protestë pa simbole dhe flamuj të Partisë Demokratike, duke e cilësuar atë si një protestë qytetare. Në deklaratën e tij, kreu i PD-së tha se protesta do të zhvillohet kundër reformës territoriale, për të cilën pretendon se synon të ndryshojë strukturën e pushtetit vendor. Sipas Berishës, reforma parashikon shkrirjen e 15 bashkive, duke argumentuar se një ndryshim i tillë prek interesat e qytetarëve. “Demokrate e demokratë nga e gjithë Shqipëria dhe Tirana do t’i bashkohen dhe do të jenë në protestën qytetare pa simbole, pa flamuj”, u shpreh Berisha. Ai e lidhi protestën edhe...