Burimi:
Lajme.al

Foto © Lajme.al
Berisha: Teza e PD është kjo, vota vdiq pa hyrë në kuti! Do vazhdojmë betejën për votën e lirë deri në fund
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se teza e PD është kjo, vota vdiq pa hyrë në kuti! Ai tha se rinumërimi nuk është kërkesë e partisë, por e kandidatëve Po ashtu ai ka reaguar në lidhje me artikullin e medias botërore Fox News, ku kryeministri Edi Rama cilësohej si ‘RamaDuro’. FJALA E BERISHES Armiku më i egër i individit, i njeriut, është ai që i dhunon votën dhe fjalën e lirë. Ndaj dhe përpjekja jonë për të ndriçuar në çdo aspekt veprimtarinë kriminale, armiqësore, poshtëruese të narkoregjimit të Edi Ramës dhe personalisht të atij, nuk do ketë të reshtur. Nuk ka armik më të egër për njeriun se sa ai që nuk të lejon të votosh, të kontrollon vullnetin dhe të kontrollon fjalën...