Berisha: Teknologjia lufton korrupsionin vetëm kur ka vullnet politik për transparencë
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se teknologjia mund të shërbejë si një mjet i fuqishëm kundër korrupsionit vetëm kur ekziston vullneti politik për transparencë. Duke folur për eksperiencën e Shqipërisë në digjitalizim dhe e-prokurim, Berisha solli si shembull një konferencë në Bruksel ku morën pjesë edhe figura të njohura ndërkombëtare, përfshirë themeluesin e Transparency International, Peter Eigen. Berisha tha se Shqipëria në vitin 2005 ishte në një nivel shumë të ulët sa i përket përdorimit të teknologjisë, ndërsa e-prokurimi u zhvillua si një instrument për rritjen e transparencës. Sipas tij, përcaktues është vullneti politik i atyre që drejtojnë. Ai solli një episod nga konferenca në Bruksel, ku Peter Eigen, sipas tij, i kishte argumentuar se një sistem transparent funksionon vetëm kur drejtuesit politikë...
Burimi:
syri.net