Berisha takon presidentin e IDU-së në Bruksel: E njoha me farsën zgjedhore në Shqipëri

Berisha takon presidentin e IDU-së në Bruksel: E njoha me farsën zgjedhore në Shqipëri

Takimi BRUKSEL- Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar një takim me presidentin e IDU-së, Stephen Harper në Bruksel. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar dhe disa foto nga ky takim. Krah fotove, kryedemokrati shkruan se e ka njoftuar Hartper për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, të cilat i konsideron një farsë. “Një takim i rëndësishëm me Presidentin e IDU, Z. Stephen Harper, në Bruksel, të cilin e njohëm me farsën e fundit zgjedhore në Shqipëri,”- shkruan Berisha. Në këtë takim, Berisha duket se ka qenë i shoqëruar edhe nga Fatmir Mediu e Albana Vokshi.
Burimi: Zeri.ai