Berisha takon kongresmenin Keith Self: Korrupsioni, trafiku i drogës dhe qeveria teknike në fokus

Berisha takon kongresmenin Keith Self: Korrupsioni, trafiku i drogës dhe qeveria teknike në fokus

Gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, lideri i opozitës Sali Berisha, i shoqëruar nga kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, zhvilloi një takim me kongresmenin amerikan Keith Self. Në fokus të bisedës, sipas opozitës, ishin trafiku i drogës, korrupsioni dhe ndikimi i krimit të organizuar në proceset zgjedhore në Shqipëri. Berisha akuzoi qeverinë e Edi Ramës se përdor paratë e drogës dhe strukturat e krimit të organizuar për të ndikuar në zgjedhje dhe për të konsoliduar pushtetin. Ai deklaroi gjithashtu se Rama ka dëmtuar institucionet e pavarura dhe ka përqendruar pushtetin në duart e tij. Një tjetër çështje e diskutuar ishte situata në Ballkan dhe ndikimi i zhvillimeve gjeopolitike, veçanërisht roli i Rusisë. Berisha vlerësoi qëndrimet e kongresmenit Self për Kosovën, Luginën e...