Berisha sulmon SPAK-un dhe akuzon Ramën: PS është kundër votës së lirë…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas paraqitjes në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) në përmbushje të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, ka akuzuar Partinë Socialiste se, sipas tij, po pengon mbrojtjen e votës së lirë dhe pluralizmin politik në Shqipëri. Në një deklaratë për mediat, Berisha e cilësoi rolin e asaj që e quajti “organizata e PS-së” si armiqësor ndaj votës së lirë të shqiptarëve. Ai pretendoi se kjo forcë politike është bërë mburojë e shkeljeve zgjedhore dhe se institucionet nuk kanë vepruar për dosjet e depozituara lidhur me zgjedhjet. “Sot është më aktual se asnjëherë tjetër roli armiqësor i kësaj organizate të PS ndaj votës së lirë të shqiptarëve dhe pluralizmit politik në Shqipëri. Kjo organizatë u bë mburojë e krimeve më të shëmtuara...
Burimi:
javanews.al