Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Berisha sot në SPAK për masën “detyrim paraqitje”
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të paraqitet sot në orën 10:00 në SPAK për të respektuar masën e “detyrim paraqitjeje” të vendosur nga gjykata. Kujtojmë se Berisha u lirua më 27 nëntor 2024, pas qëndrimit për rreth një vit në arrest shtëpiak, pasi akuzohet si i përfshirë në dosjen “Partizani”. Kjo dosje, për të cilën hetohet ish-kryeministri, kaloi më 19 maj për gjykim, pas shtatë muajsh qëndrimi në seancë paraprake. Në këtë dosje janë dërguar për gjykim pesë të pandehur.