Berisha: Shqipëria do çlirohet në mënyrën më të vendosur nga bandat kriminale dhe pushtetarët e lidhur me to

Berisha: Shqipëria do çlirohet në mënyrën më të vendosur nga bandat kriminale dhe pushtetarët e lidhur me to

Në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjetet sociale, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është pyetur se cilat do të ishin prioritetet e tij për Shqipërinë nëse do të drejtonte qeverinë dhe do të përfaqësonte vendin në OKB. Berisha ka vendosur në qendër të përgjigjes luftën kundër krimit të organizuar dhe asaj që ai e quan “narkoshtet”, ndërsa ka folur edhe për situatën ekonomike dhe sociale të pensionistëve. Ai ka kritikuar veçanërisht kostot e ilaçeve dhe skemën e rimbursimit, duke deklaruar se një nga prioritetet do të ishte garantimi i aksesit të pensionistëve në medikamente. Pyetje-përgjigje: Marjan Geci: Doktor, nëse nesër do të ishit bërë kryeministri i vendit, e do të udhëhiqnit një vend me të gjithë problematikat që ju ka lënë pas pushteti i Ramës,...