Berisha: Revolta studentore është revoltë studentore, PD do ta mbështesë atë me të gjithë forcën e saj
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se PD-ja do të vijojë të mbështesë protestën studentore me të gjitha mundësitë që ka, duke theksuar se partia do të qëndrojë në krah të studentëve dhe do të kontribuojë në mbrojtjen e tyre. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Berisha u shpreh i gatshëm të garantojë mbështetjen dhe mbrojtjen e protestuesve, ndërsa bëri të ditur se degët e PD-së në Tiranë dhe në rrethe janë të organizuara për këtë qëllim. Ai nënvizoi se deputetët demokratë kanë qëndruar pranë studentëve në sheshe, komisariate, spitale dhe gjykata, dhe do të vijojnë të jenë në krah të tyre. Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përpiqet ta paraqesë protestën si organizim të Partisë Demokratike, ndërsa shprehu mbështetjen e plotë për protestat dhe...
Burimi:
syri.net